Zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka i emëruar sot (31 tetor) nga kryeministri Edi Rama është i mendimit se duhet veting edhe në sistemin arsimor. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, ai tha se reforma në arsimin e lartë duhet të fillojë nga lart poshtë.

Beti Njuma: Çfarë i keni kërkuar kryeministrit Rama?

Taulant Muka: Di që ka një angazhim konkret nga ministria e Arsimit për të marrë rishikimin e titujve akademikë të dhënë vitet e fundit. Mendoj se ky proces duhet të vazhdojë. Ne duhet të mendojmë kujdesshëm në këtë periudhë, që të ftojmë emrat më të mirë të akademisë shqiptare që të bëhen pjesë e procesit dhe të japin një standard të ri dhe një besim të ri shoqërisë shqiptare.

 Unë personalisht mendoj se reforma duhet të fillojë nga lart poshtë. Ne kemi edhe një rast të ngjashëm që është rasti i vetingut në drejtësi dhe besoj që një gje e ngjashëm duhet të fillojë edhe në sistemin arsimor. Por, sigurisht ajo që është e rëndësishme është të hapet debati publik, të mblidhen ekspertët më të mirë.

Muka tha se edhe pas marrjes së detyrës së re do të ëvazhdojë të denoncojë fenomenin e plagjaturës.

Taulant Muka: Ende nuk jam bërë, sepse pritet dekretimi nga Presidenti. Unë do ta vazhdoj atë bëtejë, por nuk ka të bëjë me emra, ka të bëjë me sistemin. Unë luftoj fenomenin dhe unë dua të bëjmë një reformë të thellë të sistemit arsimor, kryesisht të arsimit të lartë, për shkak se ndodhet në një situatë jo ashtu sic dëshironim.

Duke përmendur shifra konkrete, Muka tha se nga 2008-2016 janë dhën 1371 tituj akademike, një shifër kjo shumë e lartë në raport me produktin shkencor.Veting edhe në sistemin arsimor

Taulant Muka: Në lidhje me titujt akademik profesor dhe profesor i asociuar nga 2008-2016 janë dhënë 1371 tituj, që është një shifër e lartë. Një numër shumë i lartë për produktin shkencor që kemi. Pra titujt akademikë duhen parë në raport me produktin shkencor. Produkti shkencor i Shqipërisë nuk është në nivelet më të mira. Është në nivelet më të ulëta në rajon. Ndërsa titujt akademikë janë dhënë në një numër të lartë dhe ky raport duhet rregulluar. Është një proces që kërkon kohë, kërkon disktuim. Reforma duhet bërë në mënyrë të atillë që të pasyqrojë universitetin pas 10 apo 20 vitesh.

/Ora News.tv/