Një thesar i fshehur është gjetur nga policia italiane në vilën luksoze të një shqiptari. E ndërtuar pranë kompanisë së tij, “skifteri” shqiptar, pronar në Itali kishte fshehur një mori me mallra të vjedhura, dhjetra e mijëra vlera në euro, ar, bizhuteri ku përfshihen vëthë, ora, syze dielli, parfume të brandeve më të shtrenjtë.

Të gjithë materialet janë gjetur të vendosura në qese dhe të paketuara me kujdes. Ndërsa zbulohet identiteti i tij. Bëhet fjalë për Taulant Leka, 30 vjeç, pronar i MEDIATECH (kompani e specializuar në prodhimin e skelës për industrinë e ndërtimit), ndodhet që nga e premtja e kaluar në burg në Belluno si kreu i një bande të hajdutëve. Në qeli janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, dy bashkatdhetarët, një 31 vjeçar dhe një 42 vjeçar, të dëbuar në të kaluarën nga vendi.

Shqiptarët “e specializuar” në vjedhje shtëpish, u arrestuan nga agjentët e skuadrës së Belluno dhe Sedico nga policia, ndërsa ata po ktheheshin në shtëpi pas një tjetër “sulmi” në provincën fqinje të Bellunos, pavarësisht nga problemet e rënda të shkaktuara nga moti i keq.