Historiani Arben Llalla në një lidhje telefonike për Report Tv për rastin e vrasjes së ekstremistit grek në Gjirokastër u shpreh se ngjarja është një provokim nga fqinjët, ndërsa kërkoi reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.Vrasja në Gjirokastër, historiani Arben Llalla: Ushtari grek provokoi, e njoh prej 6 vitesh, ja e vërteta

Ai tha se viktima ishte ushtar, pjesë e ‘Legjioneve të Shenjta 2012’ dhe anëtar i Agimit të Artë. Sipas tij, grekët po ndryshojnë versionin e ngjarjes duke e paraqitur rastin sikur ushtari u vra në mbrojtje të flamurit grek në Shqipëri, por e vërteta është e kundërta.

Athina për fatin tonë të keq ka filluar ta menaxhojë shumë mirë situatën duke e paraqitur ndryshe, sikur e ka fajin gjithë shteti shqiptar, pasi greku shkoi që të mbronte flamurin grek, pasi policia shqiptare do ta hiqte atë, por kjo nuk është e vërtetë. Zyrtarët e shtetit shqiptar të dalin dhe të japin versionin real, mos biem pre e grekëve. Personin që ka vdekur e njoh prej 6 vitesh, ka qenë ekstremist grek, jo vetëm për aneksimin e Shqipërisë, por edhe Maqedonisë. Veshjen e tij ushtarake, e mbajnë forcat speciale greke. Tre-katër herë në vit i ndjeri vinte shpaloste një flamur për Vorio Epirin. Ai ka provokuar brenda territorit ndjenjat e shqiptarëve. Nuk e di përse nuk del Rama. Ai është anëtar i paralimitarëve ‘Legjionet e Shenjta 2012’. Janë paramilitar të luftërave. Janë oficerë rezervë, që stërviten cdo 3-4 muaj nga shteti grek. Këta janë ata që gjithmonë kanë hyrë në Shqipëri dhe më pas ka ardhur ushtria greke. Ky është edhe anëtar i Shoqatës Rinia e Vorio e Epirit. Në 2017 ky ka ardhur me dy autobusë nga Athina për të festuar. Ai ka vepruar i vetëm, por është provokim ndaj shqiptarëve. Ai është baba i dy fëmijëve. Në Bularat do të vinin 500 veta nga Greqia, por edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri. Bularati ka një popullsi të butë, por ky i provokoi. Flamujt i vendosi para dy ditësh dhe asnjë nuk shkoi ti heqë. Ky bën pjesë te forcat e sigurisë së Agimit të Artë. Ky formacion ka grupime që financohen nga shteti grek. Pra është vetë shteti grek që i nxit tensionet, nesër dhe pasnesër do të dalin të tjerë ekstremistë.

Arben Llalla

Konstantinos Kacifa

u vra sot nga RENEA në Bularat, pasi hapi zjarr ndaj policisë duke u rrezikuar jetën, ndërsa nuk pranoi të dorëzohej. Ai është ushtar grek pjesë e grupeve ekstremiste, ndërsa Athina zyrtare ka kërkuar sqarime nga Shqipëria.