Një person  i ndaluar nga policia, ka ndërruar jetën në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë numër 3 në Tiranë.

Mësohet se viktima është Dritan Rica, 45 vjeç.

Dyshohet se vdekja e Ricës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Ai ishte ndaluar nga policia me akuzën e vjedhjes. Rica është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.