Zelanda e Re dhe Australia priti me fishekzjarrje ardhjen e Vitit të Ri 2019. Mijëra njerëz kanë shijuar spektaklin magjik të fishekzjarrëve në qiell. Qielli mori ngjyrat e fishekzjarrëve.

Edhe pak orë na ndajnë nga festimet për ndërrimin e viteve për miliarda njerëz rreth botës. Sasi e madhe e mjeteve piroteknike, si dhe e fishekzjarrëve do ta ndriçojnë qiellin. Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga atmosfera e qyteteve që priten të parët ndërrimin e viteve.