Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një mbledhje me Prefektë , Kryetarë të Bashkive si dhe drejtues të lartë të policisë për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale në 2019-n.

Temë qëndrore e takimit ishte përgatitja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe njësive vendore për procesin e zgjedhjeve lokale në qershor të 2019-ës.

Ministri diskutoi me drejtuesit vendor për shqetësimet që ata kanë në lidhje me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Lleshaj, e konsideroi procesin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale me rëndësi të dyfishtë: për mirëqeverisjen nga njëra anë dhe për të dhënë një dëshmi të fortë të pjekurisë, që duhet të tregojë vendi për të qenë gati për hapjen e negociatave me BE-në.

Disa nga detyrat që ministri la për një sitë vendore: afishimi në vende të dukshme i listave zgjedhore; zgjedhja në kohë e ambienteve për qendra votimi, për të shmangur në maksimum ambientet private; përditësimi i Adresarit; shtimi i zyrave të Gjendjes Civile përgjatë 2019, vit kur duhen rinovuar rreth 1.4 milion karta identiteti, të cilave u skadon vlefshmëria. Ministri u kërkoi kryetarëve të bashkive, të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur lëvizjet dhe regjistrimet fiktive të shtetasve, para periudhës elektorale duke theksuar se do të ketë kontrolle dhe do të merren masa për shkeljet.