Pas më shumë se dy orë bllokim, është liruar rruga për qarkullim tek “Zogu i Zi” në kryeqytetin shqiptar.

Studentët që kishin bllokuar qarkullimin e automjeteve, janë larguar prej aty dhe janë drejtuar drejt kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën.

Studentët po protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Studentët po refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Edi Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët.