Pagjumësia mund të vijë si rezultat i shumë faktorëve, duke përfshirë depresionin, stresin dhe ankthin.

E kemi thënë disa herë që banania është një frut mjaft i rekomanduar për pagjumësinë.

Por, a e keni ditur se pagjumësia mund të trajtohet lehtë edhe me çaj të përgatitur nga bananet?

Kjo recetë me banane përdoret si çaj për të fjetur rehat dhe ka një shije shumë të mirë, gjithashtu.

Si funksionon kjo

? Bananet, sidomos lëvoret e tyre, përmbajnë kalium dhe magnez.

Ndërsa magnezi ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të gjumit, kaliumi relakson muskujt.

PËRBËRËSIT PËR KËTË ÇAJ:

1 banane organike,

1 tenxhere të vogël ujë,

Dhe pak kanellë, ose kamomil (opsionale)

PËRGATITJA

E gjitha çfarë duhet të bëni është t’ia prisni bananes majën dhe fundin, dhe ta vendosni në ujë që vlon.

Nëse dëshironi, shtoni edhe pak kamomil, pasi shkojnë shumë mirë bashkë.

Vlojeni për rreth 10 minuta.

Duke përdorur një kullesë, vendoseni ujin në një gotë të madhe. Hidhni pak kanellë në çaj dhe pini atë një orë para se të shkoni në shtrat.

 

Krem banane për fëmijët ose të moshuarit, kur kanë bronkit

Si fëmijët, apo të moshuarit, kanë diçka të përbashkët, kur vjen çështja se ata sëmuren: llastohen ca…

E nga ana tjetër, e kanë të pamundur që të hanë çdo lloj ushqimi, apo të pinë çdo lloj gjëje, për shkak të dhëmbëve, apo thjesht nga tekat.

Por në rastin e bronkitit, ju mësojmë një recetë sa shëruese, po aq edhe joshëse, që nuk do t’i rezistojnë dot pa e provuar: kremi i bananes.

E duke e ngrënë, e duke u shëruar…

PËRBËRËSIT

2 banane të pjekura

2 lugë sheqer kaf

400 ml ujë të vluar

PËRGATITJA

Qëroni bananet dhe i shtypni me lugë.

Ia shtoni sheqerin dhe i përzieni përbërësit.

Sipër ia derdhini ujin e vluar dhe e lini të qëndrojë edhe gjysmë orë.

Më pas e procedoni.

MËNYRA E KONSUMIMIT:

Merrni nga një lugë katër herë në ditë, në çdo dy orë.

Për dy ditë do të ndiheni shumë më mirë