Mohamed Salah është zgjedhur lojtari i vitit në Afrikë për të dytin vit më radhë.
ZYRTARE: Ky është lojtari i vitit 2018 në Afrikë

Sulmuesi i Liverpoolit ka arritur të mbrojë titullin e fituar një vit më parë, pas një suksesi të madh edhe në vitin 2018, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

Salah e ka përfunduar sezonin 2017/2018 me 32 gola, duke e fituar Këpucën e Artë në Premierligë.